Sot në moshën 60 vjeçare ka vdekur njëri nga mjeshtërit më të vjetër të ujit në qytetin e Mitrovicës, Bajram Kurti.

I ndjeri Kurti ka qenë i njohur në qytetin e Mitrovicës për shkak se pothuajse në çdo rrugë dhe lagje ka punuar si ujëinstalues.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë me namazin e Iknidisë, ndërsa e pamje do të mbahet në Zhabar, rruga e Ulqinit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë biri i tij Fkamuri, përmes një postimi në rrjtet sociale.

Postimi i plotë:

Sot me date 15.12.2021 ne moshen 60 vjeqare nderroj jete baba jone Bajram Kurti. Babe, faleminderit qe m’rrite me nder e me hallall. I perjetshem do te jete kujtimi per ty. Allahu tmeshirofte ty dhe te gjithe te vdekurit e tjere.

May be an image of 1 person