Në fshatin Biqec të Kaçanikut ka vdekur një 81 vjeçar derisa ishte duke marrë fletvotimin për të votuar.
Rastin e ka konfirmuar Kemal Dullovi menaxher i Qendres Jusuf Gervalla ne Biqec.
Dullovi ka thënë se 81 vjeçari ishte duke marrë fletvotimin derisa ka rënë mbrapa.
“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndërruar jetë”, ka thënë Dullovi.
Gjithashtu është bërë e ditur se viktima ka qenë me vendbanim në Shkup.







