Policia e Kosovës

Vdes një person, ra nga një ndërtesë në lagjen Mati në Prishtinë

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Mati në Prishtinë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima është mashkull.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha ajo.