Vdes një person që ishte duke u trajtuar në QKUK, nisin hetimet

Policia sot informoi se një burrë që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK, vdiq mbrëmë.

“Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”, bëri të ditur Policia.

Rasti është në procedurë hetimore.

Rasti u cilësua si “Hetim i vdekjes”.