Vdes një person pasi vetaksidentohet në Graqanicë

Një person ka vdekur sot në Graqanicë, nga një vetaksidenti në të në të cilin është përfshirë një veturë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“I dyshuari mashkull K/Serb, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Serb-pasagjer në veturë, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar i dyshuari-drejtuesi i veturës. Njësitet policore janë duke u marrë dhe hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë