Një person ka vdekur në Suharekë pasi që ka humbur kontrollin mbi drejtimin traktorit dhe është rrokullisur.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.
“HETIM I VDEKJES/ Suharekë 18.09.2023 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhëron e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Ballkani.info







