Vdes një person nga koronavirusi në Gjilan

Ka vdekur një person nga koronavirusi në Gjilan.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri tha se viktima ishte nga Zhegra.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka shkruar Haziri.

Derisa bëri të ditur se aktualisht në Gjilan janë 161 raste aktive me koronavirus, ndërsa 41 pacientë janë në hospitalizim.