Vdes një person në spitalin e Vushtrrisë, po priste testin e koronavirusit

Një pacient që e kishte bërë testin për COVID-19 dhe po priste rezultatin, ka vdekur mbrëmë në spitalin e Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Spitalit, Mursel Pllana.

“Ai është testuar dhe janë në pritje të rezultatit të cilin presim ta marrim brenda 24 orëve për të ditur nëse ka qenë me COVID-19 apo jo”, tha drejtori Pllana.

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri në të cilin po trajtohen pacientët nga Vushtrria e Mitrovica janë dukë u trajtuar gjithsej 28 paicentë

Sipas të dhënave nga spitali katër pacientë janë në intubim.

18 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 ndërsa edhe 10 të tjerë janë në pritje të rezultatit.

Ndërsa nga stafi mjekësor nëntë persona janë të infektuar, ne mesin e të cilëve dy mjekë, gjashtë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit. /Kallxo.com