Në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit ka humbur jetën një person, i cili ishte duke drejtuar traktorin është vetakisdentuar, shkruan ballkani.info
Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se rasti ka ndodhur dje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin kishte pësuar vet-aksident. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.







