Partesh

Vdes një person në Partesh pasi u lëndua në vendin e punës

Një person derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Partesh.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.