Vdekje

Vdes një person në Mitrovicë, Policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në fshatin Vllahi Mitrovicë.

Në raport thuhet se njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

VDEKJE E DYSHIMTË/Fsh. Vllahi, Mitrovicë. 02.10.2023 – 01:15. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për  obduksion./Ballkani.info