Policia e Kosovës

Vdes një person në Klinë, u rrokullis me traktor në pyll

Ka vdekur një person në Klinë si pasojë e lëndimeve të marra pasi u rrokullis me traktor në pyll.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Fsh. Qabiq, Klinë. 19.09.2023 – 12:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrotulluar me traktor në pyll dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.