Baballoq

Vdes një person në Baballoq të Deçanit, Policia nis hetimet

Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Baballoq të Deçanit.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës ( mashkull) i lindur me 1982, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë ( IML) për Obduksion ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes””, tha Rugova.