Vdes një person gjatë trajtimit në QKUK, policia heton rastin

Një person që po merrte trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është ndarë nga jeta mbrëmë, rreth orës 21:20.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku thuhet se kjo vdekje është duke u hetuar.

“Është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.