Vdes një pacient nga Prekazi, viktima e tretë sot nga COVID-19

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka vdekur Haki Rushiti nga Prekazi si pasojë e infektimit nga Covid-19.  

Lushtaku u shprehi ngushëllime familjes Rushiti dhe të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e koronavirusit.

Tutje, Lushtaku bëri apel të respektohen rekomandimet e IKSHPK’së, për t’u ruajtur nga Covid-19.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Lushtakut:

Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.

Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë. SL