Në parakalim

Aksident i rëndë mes tre veturave në Rinas: Vdes 32-vjeçari nga Kosova, lëndohen tre të tjerë

Një kosovar, moshës rreth 32 vjeçare ka mbetur i vdekur pasi u përfshi në një aksident rrugor, i cili ndodhi në mëngjesin e sotëm, në rrugën Fushë-Krujë Rinas.

Një mjet tip Benz dhe një mjet tip Skoda janë përplasur së bashku ndërsa një trajleri i është ndarë trupi nga koka.

Në mjetin Skoda udhëtonin disa të rinj nga Kosova, ku sipas informacioneve të para njëri prej tyre ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit Benz dhe ai i trajlerit kanë shpëtuar pa lëndime, kurse, në fotot e siguruara nga JOQ, ndërsa të rinjtë nga Kosova janë plagosur rëndë.

Mjeti i tyre është mbledhur “sa një grusht” dhe ka përfunduar i ngjeshur pas ndarëseve të rrugës. Ata shihen të shtrirë në asfalt teksa presin ambulancën.


“Sipas te thënave te shoferit te kamionit dhe te benzit mjeti me targa kosovare me drejtim nga Fushë Kruja drejtim te Vores ishte fut parakalim dhe ka godit maunen ne gomen e par krau shoferit”,-raportojnë dëshmitarë nga vendngjarja për JOQ.