Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 09:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri F.F, viti i lindjes 1953.

Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë vazhdimisht ka qenë me probleme shëndetësore të sistemit kardiak dhe me aparat të mbajtjes së ritmit (peace maker), me sëmundje të sistemit urinar dhe në dializë për një kohë të gjatë.

Tërë kohën ka qenë i shtrirë në stacionarin e burgut dhe kohë pas kohe, sipas nevojës dhe rekomandimeve të specialistëve edhe në QKUK dhe në SP në Pejë.

Nga 05.01.2021 me rekomandim të mjekut të QK Dubravë është hospitalizuar në Repartin Kirurgjik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku me gjithë ofrimin e ndihmës mjekësore, ai ka ndërruar jetë.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.