Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Një i burgosur ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Bëhet fjalë për një 77 vjeçar me inicialet Z.Ll. Ai ishte në vuajtje të dënimit për vrasje të rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave.

Sipas SHKK-së, i burgosuri po vuante nga një sëmundje e zemrës dhe mushkërive dhe se i njëjti ishte në vuajtje të dënimit për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. Z. Ll, po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

loading…