Vdes një grua në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një grua e cila ka qenë e përfshirë në një aksident që ka ndodhur më 8 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Korishë në Prizren.

Rasti është iniciuar si aksident trafiku me lëndime të rënda – fatale

“Fsh. Korishë, Prizren 08.12.2022 – 20:00. Me datën 09.03.2023 në QKUK Prishtinë, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.