Vdes një femër në Malishevë, bie në bunar

Një viktimë femër ka vdekur në fshatin Kervasari të Malishevës.

Siç njofton Policia, viktima në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka nxjerrë trupin e pajetë të viktimës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.