Pejë
Vdes një çiklist 27-vjeçar në Pejë
Mbrëmë rreth orës 22:40 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një çiklisti, ku ky i fundit edhe ka ndërruar jetë.
Policia e ka konfirmuar për Express vdekjen e 27-vjeçarit në vendin e ngjarjes.
“Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet relevante dhe vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i lejohet familjarëve për ceremoni mortore”, thotë policia në Rajonin e Pejës për Gazetën Express.
Ndërsa, i dyshuari bëhet e ditur që është arrestuar.