Një burrë ka ndërruar jetë në QKUK në 24 orët e fundit.
Dje rreth orës 10:45 në autostradën “Ibrahim Rugova” një veturë është vetaksidentuar ku lëndime kanë pësuar vozitësi dhe katër pasagjerë, ku njëri nga ta nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve, njofton policia.
Vetura ka dalë nga rruga si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.







