Vdes një burrë në Spitalin e Pejës, rasti hapet si hetim i vdekjes

Policia e Kosovës njofton se dje në Spitalin e Pejës është dërguar për trajtim mjekësor një burrë, me ç’rast i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti në polici është hapur si ‘hetim i vdekjes’.