Vdes një anëtar i Vetëvendosjes

Ismet Rashani, kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shupkovc të Mitrovicës, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur Fidan Ademi, kandidat për deputet nga kjo parti, teksa pikëllimin e ka ndarë me miqtë e tij në ‘Facebook’.

“Paska vdek Ismet Rashani. Një aktivist i mirë, kryetar i pikës së Shupkovcit. E pabesushme sa shpejt shkoj. Faleminderit për mbështetjen e parezervë shok! Do të kujtojmë përherë. Parajsa qoftë vendi yt i përhershëm”, ka shkruar Ademi.

I njëjti nuk ka bërë me dije shkaktarin e vdekjes së të ndjerit.