Vdes një 54-vjeçar në Pejë, e kishte zënë ashensori

Një 54-vjeçar ka vdekur në Pejë pasi që e kishte zënë ashensori.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Kështu ka konfirmuar për Ballkani.info, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54-vjeçar”, ka treguar Rugova për Demokracia.com.

Ai ka thënë se vdekja e 54-vjeçarit është duke u hetuar.

“Në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes””, ka thënë Rugova.