Një grua ka vdekur në një hotel në Prishtinë.

E njëjta dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i hotelit, dhe ishte e shoqëruar nga një burrë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se viktimë është një femër e moshës 34-vjeçare.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.