Vdes një 33-vjeçar italian në Sarandë

Një shtetas italian ka vdekur të mërkurën në Sarandë. Policia lokale tha se shtetasi D. N., 33 vjeç, u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ku edhe ndërroi jetë.

Dyshohet se 33-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.