SHKK

Vdes një 31 vjeçar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, nga SHKK-ja japin

Valon Muqiqi, 31 vjeçar siç mëson Insajderi ka humbur jetën brenda qendrës së paraburgimit në Prishtinë, Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente të Qytetit. Insajderi ka kërkuar detaje nga zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

Gashi ka kërkuar që t’i referohemi komunikatës së lëshuar në orët e paradites së të hënës.

Nga SHKK kanë bërë me dije se personi që ka humbur jetë është V.M.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit”, thuhet në njoftim.

Është bërë me dije se i njëjtit ishte duke u trajtuar me terapi sipas rekomandimeve, nuk ceket nëse ka qenë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje.

“I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes, thuhet në komunikatën e lëshuar nga SHKK.

VIDEO BONUS: Hetimi për rezerva – Qalaj njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Prokurorinë, kundërshtohet nga LVV