Vdes nga koronavirusi punëtori i PTK-së

Një punëtor i Telekomit ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka bërë publik Federata Sindikale e Punëtorëve të PTK-së, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për humbjen e betejes me Covid-19 të kolegut tonë nga Rahoveci, Jeton Sokoli. FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij.

Qoftë i paharruar kujtimi Jeton Sokoli FSP-PTK.