Vdes nga gripi sezonal një grua rreth 50-vjeçare në QKUK

Një grua rreth 50-vjeçare ka vdekur nga gripi sezonal në Klinikën Infektive në QKUK, ku ishte e shtrirë qe 9 ditë.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në mjeku kujdestar, Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se që nga dhjetori e deri më tani, 16 persona kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive, e 3 nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.