Vdes në spital gruaja që u aksidentua para dy javësh

Të dielën ka ndërruar jetë një grua e cila ishte aksidentuar para më shumë se dy javësh.

Aksidenti në të cilin viktima kishte marrë lëndime të rënda trupore ka ndodhur pasditen e 19 shtatorit. Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku edhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

loading…