Vdes në rrethana të pashpjegueshme reperja e re

Reperja Lexii Alijai në skenë depërtoi në bashkëpunim me muzikanten Kehlani (24) dhe me disa emra të mëdhenj të yjeve amerikanë, reperët Nas dhe Drake. Vitin e kaluar ajo e publikoi edhe ​​albumin e saj të parë debutues “Super Sweet 16”, ndërsa shumë adhurues besuan në përparimin e saj të madh drejt majave.

Sidoqoftë, mediat amerikane e njoftuan lajmin tragjik se 21-vjeçarja Lexii Alijai ka ndërruar jetë në rrethana ende të pashpjegueshme, ndërsa fatin e pikëlluar të muzikantes e konfirmoi edhe familja e saj, si dhe shtëpia diskografike, shkruan KOHA Ditore.

“Njerëzit thonë se nuk i vëmë në pikëpyetje vendimet e Zotit, por në këtë moment është shumë e vështirë të mos e bësh këtë. Pse pikërisht ti, zemër? Këtë që ne e quajmë jetë është ferr i vërtetë. Zemra më është copëtuar në një mijë copë, lotët nuk pushojnë ndërsa e shkruaj këtë. Lexii, të dua më shumë sesa mund ta imagjinosh!” – shkroi Kehlani.

Me mesazhe përplot me emocione për reperen e vdekur para kohe u përshëndetën shumë nga bota e muzikës në rrjetet sociale.