Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), personi që u lëndua javë më parë në një aksident në Lipjan.
Kurse, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET | Lipjan 12.11.2022, 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot me datë 29.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







