Vdekje

Vdes në QKUK një 4-vjeçare nga Gjakova

Një vajzë 4-vjeçare e cila dy ditë më parë ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK nga Spitali i Gjakovës, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha ai .

Elazaj tha më tej se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Ballkani.info

VIDEO BONUS: Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s’pajtohemi çdoherë