Një 8-vjeçare ka vdekur në QKUK ku ishte duke u trajtuar pas një aksidenti që kishte ndodhur më 1 janar të këtij viti në autostradën Prishtinë – Lipjan.

Policia ka njoftuar se ajo vdekur një ditë pas aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Autostrada, Prishtinë –Lipjan (NN) 01.01.2022-23:25. Lidhur me rastin me datën 02.01.2022 është raportuar se viktima femër kosovar e viti i lindjes 2013 e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e plotë të policisë.