Një kimist i njohur botërisht, i cili ndihmoi në zhvillimin e lehtësuesit të dhimbjeve, ibuprofenit, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Dr Stewart Adams, i lindur në Northemptonshire, la shkollën në moshën 17 vjeçare dhe filloi profecionin e farmacistit në Kembrixhshir.

Ai vazhdoi të studionte farmaci në Universitetin e Nottingham dhe filloi punën në “kompaninë farmaceutike “Boots Pure” në vitin 1952.

Në vitin e ardhshëm, ai filloi të kërkonte substanca të cilat mund të kishin një efekt të shtypjes së dhimbjes në artritin reumatoid.

Gjatë 10 viteve të ardhshme, Dr. Adams dhe ekipi i tij testuan përbërje të ndryshme – shumë prej të cilave dështuan.

Ata përfundimisht zbuluan 2- (4-izobutilfenil) acid propionik. Kjo më vonë do të bëhej e njohur si ibuprofen.

Dr Adams i tha BBC në vitin 2015 se medikamenti ishte ‘shumë efektiv’ kur ai e mori atë për të luftuar një dhimbje koke nga “hangover” para se të japë një fjalim.