Vdes në moshën 58-vjeçare kryeinfermierja e një reparti në Infektivë

Oda e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar sot për vdekjen e kryeinfermieres së repartit E të Klinikës Infektive.

Sipas njoftimi të kësaj ode, kryeinfermierja Nerxhivane Konushevci vdiq pas një sëmundje të rëndë në moshën 58 vjeçare.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërriuar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërriuar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.

Me pikëllim të thellë,

Naser Rrustemaj

Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës