Raportohet se këngëtari Keith Flint është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Dunmow të Essexit.
“Kemi pranuar një telefonatë për gjendjen e një personi në Brook Hill pas orës 8 e 10 minuta të hënën”, ka thënë një zëdhënës i policisë.
“Shkuam në vendin e ngjarjes dhe për fat të keq, një burrë i moshës 49-vjeçare është gjetur i vdekur. Kjo vdekje nuk është duke u trajtuar si rast i dyshimtë”, ka thënë ky zyrtar.








