Vdes në moshën 30-vjeçare aktivisti i Vetëvendosjes

Ka vdekur në moshën 30-vjecare aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Ferati.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga LVV-ja përmes njoftimeve në Facebook.

“Na paska lënë edhe Ardiani. Në këtë kohë kur vdekja më shumë se zakonisht është bërë pjesë e përditshmëris, kur po na godet përmes më të rinjëve dhe më të mirëve, po është më e dhimbshme.
Ngushêllime familjes, shokëve dhe gjithë aktivistëve”, ka shkruar anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Svecla.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe aktivisti Arianit Beqiri.

“Ka ndërruar jetë, në moshën 30 vjeçare, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkëvendasi im, Ardian Ferati. Ngushëllime të gjithë aktivistëve e familjarëve”, ka thënë ai.