Vdes në moshë të re zyrtarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Referentja në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Sofe Baçaj ka vdekur sot.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

E nderuara familje Baqaj,

I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kryetari i Gjykatës z.Nikoll Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Prehu në paqe!

Me respekt!

Gjykata Themelore Gjakovë