Vdes në mënyrë misterioze modelja dhe reperja 25-vjeçare, Chynna Rogers

Reperja dhe modelja, Chynna Rogers, ka vdekur në moshën 25-vjeçare,

Reperja dhe modelja Chynna Rogers, e cila ishte rritur në Philadelphia ka vdekur në moshën 25 vjeçare, shkruan Billboard.

“Me keqardhje mund të konfirmoj se Chynna ndërroi jetë,” tha menaxheri i saj John Miller për “Stereogum” përmes e-mailit.

Ai shtoi se familja e saj deklarojnë se, “Chynna ishte shumë e dashur dhe do të na mungojë shumë”.

Një deklaratë nga ekipi i saj drejtues në “True Panther” thuhet: “Pusho në paqe Chynna. Jemi me zemër të thyer. Gjithë dashurinë për ata që le pas. Mirupafshim engjëll.”

Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Rogers në moshën 14 vjeçare kishte nënshkruar me Ford Models. Më vonë, ajo lidhi miqësi me Asap Yams, i cili e inkurajoi të ndiqte karrierën në muzikë.

Në vitin 2013, ajo arriti sukses me “Selfie”, duke u pasuar nga “Glen Coco” në vitin 2014 dhe ep-in “This isn’t happening” në korrik të 2015-ës.

Artiatja kishte folur haptas për abuzimin me substanca narkotike dhe foli për varësinë e saj nga ato substanca.