Profesori

Vdes Moshe Landsman, profesori hebre që bashkëthemeloi Departamentin e Psikologjisë në UP

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare profesori Moshe Landsman. Ai ka qenë bashkëthemelues i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e Prof. Moshe Landsman. Një figurë që e tejkaloi rolin e profesorit dhe pedagogut, duke u shndërruar kështu në një figurë emblematike i cila ka mbështetur, përkrahur dhe inkurajuar të tjerët.  Para pak ditësh ai ishte në mesin tonë, në ambientet e QKRMT-së, i shoqëruar me qetësinë dhe thellësinë e tij. Për shumë vite, ne si QKRMT, kishim një bashkëpunim të ngushtë me Prof. Moshen”, thuhet në njoftim.

Tutje  thuhet se Prof. Moshe ishte një model i gjallë i humanizmit, përunjësisë dhe filantropisë.