Vdes mjeshtri më i vjetër në qytetin e Mitrovicës

Ka vdekur mjeshtri i parë i autolimarisë në Mitrovicës, Refik Kadriu. I ndjeri ka qenë i njohur për zanatin e tij, të cilin e ka bërë me pasion dhe përkushtim të madh, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë, nipi i tij Ferdi Kadriu, përmes një postimi në facebook.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me namazin e drekës.

Postimi i plotë:

Ne kete 10 ditesh te fundit te Ramazanit, pas nje semundje te rende Abeja jem i’a dorzoj shpirtin Allahut.

Gjyshi im Refik Kadriu, do te vorroset sot ne kohen e drekes ne Mitrovice.

Njeri i urte dhe shume punetore e cdo here thoshte “pak fjale e shume pune”Gjyshi ishte mjeshtri i pare shqiptar i Autolimarise ne Mitrovice dhe rajon.