Epidemiologu shqiptar, Vilson Topulli, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme për shkak të koronavirusit.
Topulli u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.
Postimi i Silva Binos pa ndërhyrje:
Kjo pandemi na mori sot kolegun tone te palodhur Vilin, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemisë se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova përreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte çdo skute ne Shqipëri e njihte vendin dhe këdo qe punonte ne shëndet publik. Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç. Njeriu qe kishte punuar për kontrollin e Antraksit e njihte çdo gjë rreth tij, qe kishte punuar me çdo epidemi dhe kontroll te saj ne ISHP. Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne çdo veprim e pune tonën nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punës për certifikimin e Shqipërisë si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shpërthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante çdo detaj ne fletore. Ne një nga shënimet qe shkruante gjeta: Po nisem urgjentisht ne Korçë me Tan Ulqinakun dhe me Irisin për një rast vdekjeje te një te riu 28 vjeç nga një pneumoni virale. Ishte i palodhur ishte ndihma e çdo epidemiologu te ri e te vjetër. Ishte epidemiolog i mirëfilltë i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merrte jetën. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtëm e nuk te shpëtuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu jone i mire. Ngushëllime fëmijëve te tu te mrekullueshëm Herionit qe u përpoq ne çdo çast këto jave dhe për te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilën ishe aq i lidhur e ajo me ty.







