Spitali i Pejës ka njoftuar se ka vdekur mjeku i njohur, Skënder Boshtraj, mjek specialit ortoped nga Deçani.
“Me shumë pikëllim morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të doktorit tonë Skënder Boshtraj, Mjek Specialist Ortoped dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Një jetë e tërë dedikimi dhe përkushtimi në shërbim të shëndetit të pacientëve, do të ishte përshkrimi për juve doktor Skënder që ishe dhe do mbetesh shembull i sakrificës për të ndihmuar të tjerët. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, gjithë personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Dr.Skenderin. Kontributi i tij i madh si Ortoped dhe një kohë edhe si Shef i Repartit të Ortodoksisë do të mbetet gjithmonë i paharruar!”. Do të kujtojmë përherë Dr. Skënder!”, thekson Spitali i Pejës. /Ballkani.info/








