Vdes make-up artistja kosovare, Marigona Obertinca

Ka vdekur sot make-up artistja kosovare Marigona Obertinca. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, familja Obertinca ka njoftuar se vajza e tyre Marigona ka vdekur pas një sëmundje.

Ajo ka qenë make-up artiste e njohur në Kosovë.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.

Më poshtë njoftimi i familjes për vdekjen e të bijës.