Vdes legjenda e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Në moshën 83 vjeçare ka vdekur një nga këngëtarët më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Ismet Peja.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë djali Visar Peja, përmes një postimi në Facebook në orët e hershme të mëngjesit.

“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai.

Ismet Peja lindi me 27 prill 1937, dhe ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.