Vdes kompozitori italian, Ennio Morricone

Kompozitori, orkestruesi e muzikanti i njohur italian Ennio Morricione, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

I lindur në vitin 1928 në Romë, Morricone ka lënë pas vetes një bagazh të pasur me veprat e tij, duke shkruar mbi 400 filma duke bashkëpunuar me drejtorin e filmave italian Sergio Leone.

Morricione la pas vepra të shumta derisa dje u bë e ditur se ai ka ndërruar jetë.

Ennio kishte 91 vite, derisa do të kujtohet gjithnjë nga muzikantët e nga adhuruesit e filmit, si një ikonë e Italisë.