Vdes kompozitari i madh shqiptar, babai i artistes së njohur

Ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjecare kompozitori, Avni Mula.

Lajmi është konfirmuar nga e bija, Inva Mula. Ajo bën me dije se homazhet do të kryhen nesër nga ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë.

Avni Mula është një nga kompozitorët më të mëdhenj të Shqipërisë, që ka marrë disa nga medaljet më të larta të vlerësimit nga qeveria shqiptare, dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisë dhe dekoratën Nderi i Kombit.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva Mula në Facebook.