Ka vdekur Jeton Berisha, babai i cili ishte plagosur me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 10:32 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), se njëri nga të plagosurit e datës 22 maj ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë, se tre persona ishin plagosur me 22 maj në qendër të Pejës, pas një mosmarrëveshje.

Të plagosurit kishin mbetur Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti./Ballkani.info/